Botë
Kriza migratore në Mineapolis, Trampi kërcënon me ndërhyrje ushtarake
16.01.2026 10:51
Tramp kërcënoi të aktivizojë Insurrection Act të vitit 1807...

Pas një episodi të ri dhune mes agjentëve të ICE në Mineapolis, të mërkurën në mbrëmje, presidenti Donald Tramp kërcënoi të aktivizojë Insurrection Act të vitit 1807, një ligj që lejon përdorimin e forcave ushtarake në territorin amerikan për të shtypur një kryengritje ose një invazion.
Trampi paralajmëroi se do ta përdorë këtë ligj, “nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk zbatojnë ligjet dhe ndalojnë agjentët profesionistë dhe kryengritjet kundër patriotëve të ICE. “Është e papranueshme”, tha kryebashkiaku demokrat i Mineapolis, Jakob Frej.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, akuzat për kryengritje lidhen me Frejn dhe me guvernatorin e Minesotës, Tim Ualz, ish-kandidat për zëvendëspresident me Kamala Harris, të cilët po akuzohen se inkurajojnë trazirat. Manuali i ICE, sipas New York Times, këshillon përdorimin e “forcës minimale”, komunikimin profesional dhe përdorim të forcës, vetëm nëse rrezikohet jeta e agjentit. Megjithatë, Trampi dhe ekipi i tij janë kritikuar për nxitjen e taktikave agresive. Agjentët nuk kanë imunitet absolut, por është e vështirë për shtetet të ndjekin penalisht veprimet e tyre. Si pasojë, të paktën gjashtë prokurorë federalë kanë dhënë dorëheqjen në Minesota. Veprimet e Trampit kanë ndarë opinionin e mbështetësve të tij: 59% e republikanëve mbështesin arrestimet nga ana e ICE edhe me rrezik për dëme, ndërsa 39% mendojnë se dëmet kolaterale duhet të ulen, edhe nëse kjo ul numrin e arrestimeve.
