Botë
Moska vazhdon përpjekjet e ndërmjetësimit, Kremlini: Putin dhe Netanyahu bisedë telefonike për Iranin
16.01.2026 12:33
Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me situatën në Iran...

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me situatën në Iran, të cilit i konfirmoi “gatishmërinë e palës ruse për të vazhduar përpjekjet e duhura të ndërmjetësimit, duke ndihmuar në promovimin e një dialogu konstruktiv me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të interesuara”.
Këtë e raporton Kremlini. “U ra dakord të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme”, shtoi zyra e shtypit e presidentit rus.
