Maqedoni
Mickoski për Ligjin për kundërvajtje: Pres të miratohet në seancën e ardhshme
16.01.2026 14:06
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje të votohen në seancën e radhës në Kuvend...

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje të votohen në seancën e radhës në Kuvend, në mënyrë që sistemi "Qytet i Sigurt" të fillojë më 1 shkurt. Sipas tij, në takimin e lidershipit u ra dakord pa kushte që ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtjet të mbështeten.
“Në takimin e lidershipit, u ra dakord pa kushte që ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje do të mbështeten. Ai përmendi se kishte disa ndryshime, të cilat më vonë, në një bisedë me ministrin e Brendshëm, u konkludua se nuk kishte ndryshime të tilla. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ranë dakord që gjatë ditës së djeshme të kemi një takim në nivel koordinatorësh dhe të sqarojmë të gjitha ato paqartësi. Një takim i tillë, për aq sa jam i informuar, u zhvillua. Ministri i Brendshëm, meqenëse mungon, u përfshi nëpërmjet telefonit. Të gjitha paqartësitë janë sqaruar dhe pres që Ligji për Kundërvajtje të miratohet në seancën e ardhshme parlamentare. Kalon me shumicë prej dy të tretash dhe do të fillojë më 1 shkurt.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Në takimin Ahmeti-Mickoski, Ademi: Do të diskutohet për Qeverinë me Badinter
Lidhur me takimin e paralajmëruar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri tha se data ende nuk është caktuar.
“Në aktivitetet e mia të rregullta politike takohem me liderë të partive politike, kështu që në kuadër të atyre takimeve supozoj se do të takohemi edhe me zotin Ahmeti. Nuk kemi një datë të caktuar për takimin.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, për emisionin “24 Analiza”, tha se Ahmeti në takimin e paralajmëruar me kryeministrin Mickoski do të hapë kërkesat kryesore të kongresit të BDI-së, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Qeverisë me Badinter dhe Badinter në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligje me shumicë të dyfishtë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
