Maqedoni
Numri i pacientëve me grip në rritje, IShP: Kumanova e treta në vend me 266 raste
16.01.2026 14:11
Numri i rasteve me grip është vazhdimisht është në rritje - fëmijët dhe të sëmurët kronikë janë më të prekurit....

Numri i rasteve me grip është vazhdimisht është në rritje - fëmijët dhe të sëmurët kronikë janë më të prekurit. Autoritetet shëndetësore po e monitorojnë situatën dhe theksojnë se nuk do të ketë zgjatje të pushimeve dimërore, pasi shifrat nuk janë alarmante dhe nuk ka nevojë për masa shtesë.
Raporti i fundit nga Instituti i Shëndetit Publik vëren 2.300 raste të reja brenda një jave, 2.2 herë më shumë se në shtatë ditët e para të vitit të ri. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Ohër.
Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive rekomandoi që të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe qytetarët që vizitojnë institucionet shëndetësore të mbajnë maska mbrojtëse.
Pas javës se dytë të muajit janar, Kumanova është radhitur ndër qytetet me më shumë qytetarë të sëmurë nga gripi. Gjatë javës së dytë të muajit janar të vitit 2026, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 2.322 raste të gripit, që paraqet rritje prej 34.6 për qind ose 2.2 herë krahasuar me javën e kaluar.
“Kumanova është në vendin e tretë me 266 raste të gripit. Sa i përket shpërndarjes së moshës, më të infektuarit janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç – 1.378. Më pas vijnë 369 persona mbi 65 vjeç, 316 fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç dhe 259 fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0 deri në 4 vjeç.”, - thanë nga IShP-ja.
Disa ditë më parë, një grua 75-vjeçare që kishte sëmundje të shumta kronike vdiq në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, për shkak të komplikimeve nga gripi. Autoritetet shëndetësore theksojnë se vaksinimi është parandalimi më i mirë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
