Policia shqiptare ndërpreu kanalin ndërkombëtar për kontrabandë me lëndë narkotike

02.06.2015 10:52

Policia shqiptare ka realizuar me sukses operacionin e koduar "Udhëtimi 2", duke arrestuar tre persona, të cilët po transportonin 1 kg e 873.6 gr lëndë narkotike, e dyshuar kokainë...

Siç transmeton ATSH-ja, burime policore njoftojnë se operacioni është realizuar nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arben .N. Shquti, vjeç 51, banues në Korçë, Vangjel .J. Zguri, vjeç 42, banues në Korçë, si dhe Renaldo .M. Thoma, vjeç 34, banues në Korçë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm ,u bë gjatë kontrollit të banesave të shtetasve të mësipërm ku është gjetur një sasi prej 1kg e 873.6 gr, lëndë narkotike e dyshuar kokainë për të cilën shtetasit e mësipërm dyshohet se do ta trafikonon në shtetin Grek.

Gjithashtu në përfundim të operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1kg e 873.6 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1550 euro, 23,500 lek, 5 automjete, si dhe 17 aparate telefonik celularë. Policia e Korçës njofotn se po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Renda, në Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.