Maqedoni
Shkollat do të hapen më 20 janar, Janevska: Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me kohë
16.01.2026 15:18
Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjitha shkollat do të fillojë me kohë....

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjitha shkollat do të fillojë me kohë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, konfirmoi sot nga Shtipi se më 20 janar nxënësit do të kthehen në bankat shkollore. Sipas saj, nuk ka pengesa për fillimin normal të gjysmëvjetorit të dytë. Nuk do të ketë shtyrje të vitit shkollor për shkak të viruseve dhe gripit. Edhe pse numri i rasteve është në rritje, megjithatë viti shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e shtetit fillon të martën.
“Të gjitha shkollat do të fillojnë me kohë gjysmëvjetorin e dytë, sepse dje tashmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik morëm konfirmim se nuk do të ketë pengesa për fillimin e gjysmëvjetorit të ri shkollor. U bëj apel prindërve që nxënësit të jenë të rregullt në shkollë dhe të mungojnë sa më rrallë, sepse të gjitha hulumtimet, si në Maqedoni ashtu edhe në mbarë botën, tregojnë se nxënësit që i ndjekin rregullisht mësimet arrijnë rezultate më të mira. U bëj apel që të ndalet praktika e moslejimit të fëmijëve për të shkuar në shkollë kur ka pushime me çmime të volitshme. Kjo duhet të harrohet dhe në shkollë duhet të shkohet nga dita e parë deri në ditën e fundit.”, – theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Sipas Janevskës, praktika ka treguar se fëmijët arrijnë rezultate më të mira nëse ndjekin mësimin nga dita e parë deri në ditën e fundit të vitit shkollor. Ndërkohë, shkollat janë të përgatitura dhe i presin nxënësit të kthehen në bankat shkollore nga e marta, më 20 janar, me ç’rast do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjithë territorin e shtetit.
BELINDA KOKA ADEMI
