Veselit, Selimit dhe Krasniqit, Specialja ua vazhdon paraburgimin
Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët”...

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas vendimit, vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.
"Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026.", njofton Specialja.
