AZK ngre padi penale: Mediat zbuluan informata të klasifikuara
Agjencia për Kundërzbulim ka ngritur padi penale pas publikimit në disa media të të dhënave dhe informacioneve personale për persona të punësuar në këtë agjenci...

“Shfaqja publike e identitetit dhe fotografive të të punësuarve në Agjencinë për Kundërzbulim paraqet kërcënim të sigurisë së tyre personale, sigurinë e familjeve të të punësuarve dhe kërcënim i përgjegjësive të përcaktuara me ligj dhe metodave të punës së Agjencisë për Kundërzbulim të Republikës së Maqedonisë. Me këto aktivitete janë shkaktuar pasoja të dëmshme për shërbimin që paraqet edhe bazë që agjencia të fillojë procedurë për përgjegjësi penale para prokurorit përgjegjës publik në bazë të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”- thuhet në komunikatën për media të Agjencisë për Kundërzbulim.
Agjencia i respekton liritë e shprehjes dhe lirinë e mediave si përfitimi më kryesor demokratik, por gjithmonë do të reagojë para institucioneve përgjegjëse gjatë publikimit të informacioneve të klasifikuara të cilat kanë pasoja të rënda ndaj sistemit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë. “I ftojmë publikisht të gjithë redaktorët dhe gazetarët e mediave që njohuritë e tyre për kërcënimin e situatës së sigurisë dhe qëllimet për bërje të veprave penale kundër shtetit t’i dorëzojnë deri te institucionet për zbatimin e mëtutjeshëm në procedurën hetimore”- thuhet në fund të komunikatës së Agjencisë për Kundërzbulim të Maqedonisë.
