Avioni rus fluturon mbi luftanijen amerikane
Avionë ushtarakë rusë kanë kryer në ditët e fund fluturime mbi një anije ushtarake amerikane, që lundronte në Detin e Zi...

Lajmin e ka bërë të ditur Pentagoni, ndërkohë që mediat ruse raportuan se anija “USS Ross” po vepronte në mënyrë “agresive”.
Megjithatë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtarë gjatë gjithë kohës, duke kryer operacione rutinë.
Marina amerikane publikoi videon e një avioni rus, që kalonte rreth 500 metra larg “USS Ross”. Incidenti në Detin e Zi është sinjali i fundit i tensioneve ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.
Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia ngritën në ajër avionët e tyre luftarakë për t’u bërë kontrast atyre rusë, që fluturonin në afërsi të kufijve të tyre.
