Maqedoni
Ndotja e ajrit në Shkup, kërkohen filtra dhe ndalim të makinave të vjetra
17.01.2026 15:28
Nëse shteti u imponon industrive të vogla dhe amvisërive që të përdorin filtra...

Nëse shteti u imponon industrive të vogla dhe amvisërive që të përdorin filtra, ajri dukshëm do të jetë më I pastër, thekësojnë aktivistët e ambientit.
Sipas tyre akoma nuk ka një zhgjidhje për këtë problem dekadash, por nëse ndërtuesit dhe gur-thyesit do të fillonin të bëjnë matjen e ndotjes së ajrit, do të kishim një pasqyrë më të qartë për ajrin të cilin po e thithim.
Të njëjtit poashtu kanë dhënë edhe propozim që të ndërpritet sjellja e veturave të vjetra, e të cilat po bëhen pjesë e problemit.
“Qyteti i Shkupit tani ka sjellë vendime për subvencionimin e 200 inventorëve, ose 300 filtrave si subvencione, por parashtrohet pyetja se cka po zgjedhim me këtë masë. Ne një llogaritje të cilën e kemi bërë për amvisëritë të cilat ngrohen me mënyra të ndryshme përjashtuar energjinë elektrike, do të duhet që plotë 100 vite të ndani subvencione të tilla, që ta zgjidhni problemin e tyre rreth ajrit të ndotur”
Maskat mbrojtëse, pastrues të ajrit, janë vetëm disa nga masat të cilat vet qytetarët I marrin në formë të iniciativave për pastrimin e ajrit.
“Ngrohja me drru, dhe me goma është tmerruese, gjatë natës thjeshtë nuk mund të marrësh frymë”, u shpreh banorja e Shkupit.
“Edhe më herët jemi ngrohur me dru dhe me mjete tjera, por ajri nuk ka qenë kaq shumë I ndotur, unë mendoj se ndërtesat më së shumti nuk po lejojnë pastrimin e ajrit”, theksoi banori i Shkupit.
“Mezi po pres të iki në shtëpi, atje kamë sjellë një pastrues të ajrit”, u shpreh banorja e Shkupit.
Stacionet matëse të ajrit në Shkup kanë treguar se banorët e vendbanimeve Qendër dhe Lisiçe, po thithin ajrin më të ndotur, sepse prania e PM grimcave ishte për katër herë më e lartë nga maksimumi I lejuar, por ajr të ndotur thithin edhe banorët e qyteteve të tjera.
Deri sa institucionet po mundohen të gjejnë zgjidhje për problemin dekadësh, mjekët vazhdojnë të sygjerojnë se mbajtja e maskave është akoma zgjidhja më e mirë që sadopak të rruhemi nga ajri I ndotur.
FITIM KRYEZIU
