Maqedoni
Angazhimi i punëtorëve të huaj, dhjetë mijë punësime në disa sektorë
17.01.2026 15:45
Pranimi i dhjetë mijë punëtorëve të huaj për të punuar legalisht...

Pranimi i dhjetë mijë punëtorëve të huaj për të punuar legalisht në vend ka hapur debate. Qeveria thotë se ky është hapur I duhur I shtetit. Vendimi arsyetohet se vetëm me pranimin e punëtorëve të huaj mund të plotësohet mungesa e kuadrit.
Plani I qeverisë është që të të jepen 9 750 leje më punë të rregullt dhe të tjerat për punë sezonale. Por nga LSDM-ja opozitare e kritikoi vendimin qeveritar.
“Në kohën kur punëtorët e Maqedonisë kanë paga më të ulëta në rajon dhe në Evropë, qeveria thotë se nuk ka para për rritje të pagës minimale. Në buxhet mungojnë 2 miliard euro. Siç duket të gjithë duhet të përshtatemi se nuk do të ketë rroga më të larta, por na vijnë të ashtuquajturit punëtorë ekonomik”, deklaroi Renata Mlladenovska nga LSDM.
Më shum kuadër mungon në ndërtimtari, industri, hotelieri si dhe në tregëti. Ndërkohë në Agjencinë për punësim janë regjistruar thuajse 90 të papunë, të cilët paraesin potencial për plotësimin e vendeve të punës, por pjesa më e madhe e tyre nuk paraqiten në shpalljet për punësime por punojnë në të zezë.
MERAL ISMAILI
