Maqedoni

Qeveria teknike, Filipçe: “Përzhina” të diskutohet pas zgjedhjeve

17.01.2026 16:02

LSDM kundërshton heqjen e qeverisë teknike për këto zgjedhje...

LSDM kundërshton heqjen e qeverisë teknike për këto zgjedhje, por shprehet e hapur për të diskutuar për cikle të tjera zgjedhore.
 
Kryesocialdemokrati Venko Filipçe duke komentuar qëndrimin e dalë nga takimi i liderëve që qeveria 100 ditëshe të hiqet pas këtyre zgjedhjeve parlametare, thotë se pushteti aktual ka sjelljet e vjetra të keqpërdorimit të zgjedhjeve në një shoqëri ende të papjekur sa duhet. Ai shprehet se tema e tillë mund të hapet në një periudhë tjetër.
 
“Qeveria i ka sjelljet e njëjta të cilat sollën në vendosjen e qeverisë së Përzhinës. Ata i keqpërdorën të gjitha institucionet, trysni nëpërmjet policisë, nëpërmjet shërbimeve sociale, bujqëve. Çfar tjetër më shum duhet të shohim që të dijmë se dikush nga opozita duhet të bëj kontroll. Ne kemi argumente konkrete përse dyshojmë se ata këtë nuk mund ta bëjnë në mënyrë fer dhe demokratike. Fokusi është në zgjedhjet e ardhshme, ndërkaq për më tej do të flasim”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Takimi i liderëve, Filipçe: Kundër pjesëmarjes pa zgjidhje të skandaleve
 
Filipçe theksoi se s’do ulet në një tryezë të përbashkët të liderëve përderisa nuk ka epilog për skandalet e pushtetit aktual sikurse fatkeqësia me Koçanin, krimin dhe korrupsionin, keqpërdorimin e parave të shtetit, të parave për bujqësi si dhe ngecjet eurointegruese.
 
Sipas Filipçes pjesëmarja e BDI-së dhe Së Majtës në këtë tryezë bëhet për interesa të tyre partiake.
 
“Duke mos pasur përgjigje për të gjitha skandalet kolektive të kësaj qeverie, konsideroj se me një qeveri të tillë nuk duhet të ulemi të bisedojmë. Nuk mund që t’iu besohet asaj që e thonë, ndërkohë që të gjithë shohim se çfarë po bëjnë”, theksoi Filipçe.
 
Kryetari i LSDM-së gjithashtu paralajmëroi se do të padisë VMRO – DPMNE-në për shpifjet e bëra ndaj tij për përfshirje në zhvatje të spitalit kardiokirurgjik të mjekut Zhan Mitrev. 
 
MERAL ISMAILI