Maqedoni
Spitali Zhan Mitrev, Filipçe lajmëron padi, VMRO: Të hetohet rasti
17.01.2026 16:19
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka paralajmëruar padi ndaj mjekut Zhan Mitrev...

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka paralajmëruar padi ndaj mjekut Zhan Mitrev për shpifje sipas tij se ai ka pretenduar që t’ia marrë në pronësi spitalin kardiokirurgjik.
VMRO – DPMNE apelon prokurorinë publike që të hetohet rasti me përfshirje të Filipçes dhe ish kreut të LSDM-së Zaev.
“E kanë tepruar. Kjo i tejkalon të gjitha kufijtë. Çfarë do të shpifin më tej. Nesër do të më fajësojnë për vrasje, dhunë. Mjaft më. Tani do ti padisë. Përgjigjem time, nëpërmjet gjykatës do ta marrin edhe urdhërdhënësit dhe ekzekutuesi”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
“Filipçe dhe Zaev, njëri si kryeministër dhe tjetri si ministër i shëndetësisë, kanë shfrytëzuar momente, metoda të njohura dhe praktika për t’ia marrë pronësinë e klinikës Zhan Mitrev. Nëpërmjet institucioneve Mitrevit I’u është bllokuar llogaria personale dhe e spitalit. Trysnia ka shkuar deri aty ku ka pasur ndalesë për shitjen e së njëjtës”, theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO – DPMNE.
