Botë
Protesta në Danimarkë dhe Grenlandë, kundër ambicieve amerikane për Grenlandën
17.01.2026 16:36
Protesta të mëdha janë planifikuar në Kopenhagë dhe qytete të tjera në Danimarkë...

Protesta të mëdha janë planifikuar në Kopenhagë dhe qytete të tjera në Danimarkë, si dhe në kryeqytetin e Grenlandës, këto protesta vinë pas ambicjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kryetarit të sajë Donald Tramp për të marrë nën kontrollin amerikan këtë territor autonom i cili është pjesë përbërëse e Mbretëris së Danimarkës.
Këto protesta vinë tre ditë pas takimit në Uashington, ku përfaqësuesit e këtij ishulli dhe të Danimarkës pranuan se për momentin është shumë e vështir që të arrihet ndonjë marrëveshje me palën amerikane për ardhmërinë e këtij territori autonom.
Presidenti i SHBA-së, Trump, ka thënë se po shqyrton mundësinë e vendosjes së tarifave shtesë për vendet që kundërshtojnë qëllimin e tij për të aneksuar Grenlandën.
“Ekziston mundësia që të vendosi tarifë për vendet të cilat nuk do të pajtohen me planin të cilën e kemi për Grelandën. Ky ishull është shumë i nevojshëm për ne për sigurinë Kombëtare, pra ekziston mundësia”, deklaroi kryetari i SHBA-ve, Donald Tramp.
Nga ana tjetër Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia së bashku me Holandën, Finlandën dhe Britanin e Madhe kanë dërguar forca ushtarake në Grenlandë për realizimin e stërvitjeve ushtarake, si pjesë e trajnimeve “Qëndrueshmëria arktike e Danimarkës”, i organizuar nga shtetet partnere në kuadër të NATO-së. Ndërsa Danimarka I ka ftuar SHBA që edhe ato të marrinë pjesë në këtë stërvitje ushtarake.
“Jemi duke e realizuar këtë stërvitje ushtarake e titulluar “Qëndrueshmëria arktike e Danimarkës”, dhe e njëjta do të realizohet gjatë gjithë vitit 2026, por nuk përjashtohet mundësia që e njëjta të vazhdohet edhe për vitin 2027, ku planifikojmë të rrisim ndikimin dhe prezencën tonë këtu rreth Grenlandës, dhe brenda sajë. E gjithë këtë po e realizojmë së bashku me Danimarkën, por edhe me vendet tjera partnere”
Banorët e Grenlandës janë shumë të shqetësuar pas kërcënimeve amerikane.
“Shkollimi, Sigurimi Shëndetësor dhe shërbimet Stomatologjike, të gjithë këto janë pa pagëse”, u shpreh banori i Grenlandës.
“Nëse Amerika do të marrë nën kontroll këtë vend, Kolegjet tona dhe mësimet do të kushtojnë shumë, por edhe shërbimet shëndetësore. Jemi të shqetësuar dhe besojmë se këtu do të ketë luftë, prandaj edhe po vinë ushtarë nga e gjithë Europa”, theksoi banori i Grenlandës.
Liderët Europian kanë dalë në përkrahje të Danimarkës, dhe kanë thekësuar se ky ishull është shumë I rrëndësishëm edhe për Europën dhe Sigurinë e sajë. Sipas tyre siguria e Grelandës duhet të jetë përgjegjësi edhe e vet NATO-s.
FITIM KRYEZIU
