Maqedoni

Ndalohet një person në Tetovë, sulmoi dhe ofendoi policët

17.01.2026 16:58

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë...

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.
 
Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
 
“Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.