Maqedoni
Gripi sezonal: Merr viktimën e dytë, rritet numri i të prekurve
18.01.2026 14:46
Gripi ka marrë viktimën e dytë këtë vit, një burrë 69-vjeçar ndërroi jetë...

Gripi ka marrë viktimën e dytë këtë vit, një burrë 69-vjeçar ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup për shkak të komplikimeve nga sëmundja.
Sipas Drejtorit të kësaj Klinike Fadil Cana, pacienti u soll në klinikë në gjendje të rëndë, I cili kishte pasë komplime shëndetësore jo vetëm me gripin, dhe në këtë klinikë ishte sjellur para 5 ditësh.
“Pacienti ishte sjellë në një gjendje të përgjithshme të rëndë shëndetësore, me bronko -pneumoni masive dhe me sindroma e distresit akut respirator. Pasi e kemi pranuar pacientin, menjëher ka filluar trrajtimi nga ana e personelit mjekësor më shërbimet e trajtimit intenziv, por edhe përskaj të gjitha masave të ndërmara, pacienti për fat të keq ndëroi jetë”, deklaroi drejtori i klinikës infektive Fadil Cana.
Cana poashtu ka thekësuar se numri i personave që vuajnë nga gripi sezonal është vazhdimisht në rritje. Klinikat ambulatore janë të mbushura me pacientë që ankohen për temperaturë të lartë, dhimbje trupi dhe kollë.
Por sipas Canës gjendja është nën kontroll, dhe se nuk ka nevoj në këtë fazë të vendosen masa të tjera. Ministria e Arsimit dhe e Shkencën ditë më parë ka njoftuar se viti shkollor do të fillon me kohë, dhe se nuk ka hapësir për vonesa.
“Numri I pacientëve të cilët janë të shtrirë sillet diku nga 25 deri më 30 pacientë, ku disa prej tyre janë nën ndihmën e oksigjenit, ndërsa njëri prej tyre është I vendosur nën ventilimin mekanik, dhe që mund të konstatohet si gjendje e rëndë. Kurse numri I kontrolleve ditore të cilat I kryejmë sillet nga 100 deri më 115 pacientë në ditë, ku shumica prej tyre janë raste të cilat trajtohen në ambulaca”, theksoi Cana.
Ndërsa qytetarët me mendime të ndryshe se si po mbrohen nga gripi.
“Po qëndrojmë më shumë në shtëpi,me vitamine, me pemë dhe perime”, u shpreh banori i Shkupit.
“Përdorim më shumë çaj, por edhe vitamina dhe pije të tjera,por shumë e vështir”, deklaroi banorja e Shkupit.
“Po shohim që më shumë të përdorim maska, por si të bëhet kujdes kurse gjendja në autobusat tona e dini si është”, theksoi banori i Shkupit.
Të dhënat zyrtare nga Institucionet e vendit thonë se nga data 5 deri më datë 11 të këtij muaji janë evidentuar 2322 raste me gripin sezonal, që paraqet rritje për 34,6 për qind, në krahasim me një javë më herët. Por sipas organeve shëndetësore piku I gripit sezonal akoma nuk ka arritë. Ndërsa nga ana tjetër mjekët po bëjnë apel që të shmangen turmat.
FITIM KRYEZIU
