Botë

Australi, përmbytje të mëdha pas shirave të rrëmbyeshëm

18.01.2026 15:03

Autoritetet australiane thanë se 20 persona ishin shpëtuar...

Autoritetet australiane thanë se 20 persona ishin shpëtuar nga zonat e përmbytura në shtetin lindor të Uellsit të Ri Jugor. 
 
Në Sydney, banorët dhe turistët u evakuuan pasi përmbytjet e rrezikshme goditën periferinë e ulët të Narrabeen. Shërbimet e emergjencës kanë reaguar ndaj më shumë se 1,400 incidenteve në të gjithë shtetin që nga fillimi i shirave të rrëmbyeshëm.
 
Meteorologët paralajmërojnë për më shumë stuhi në jug të Sydney të martën. Po ashtu, rrugët e mëdha u mbyllën në Queensland dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar si rezultat i motit. Por zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shiu po ndihmonte për të shuar disa nga zjarret.
 
Zjarret janë përhapur në Australi që nga shtatori, duke lënë të vdekur të paktën 28 njerëz, duke shkatërruar mijëra shtëpi e duke djegur miliona hektarë tokë.