Maqedoni
Euro obligacioni, Mickoski: 700 mln euro për borxhet e vjetra
18.01.2026 15:21
Rreth 700 milion euro të euro obligacionit prej 1 miliard euro do të destinohen...

Rreth 700 milion euro të euro obligacionit prej 1 miliard euro do të destinohen për kthimin e borxheve të vjetra të qeverisë paraprake, paralajmëron kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, nga obligacioni I ri I marrë janë kthyer 500 milion euro.
“Edhe përskaj asaj se duhet të realizohen projektet, do të duhet të kthehen edhe borxhet e qeverisë paraprake. Unë që në fund të vitit të kaluar thashë se do të jetë një vit I vështirë, por kemi plan, mjetet janë siguruar”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski gjithashtu tha se paratë tjera do të destonohen për realizimin e projekteve të rëndësishme për vendin sikurse rrugë, kopshte për fëmijë, shkolla, dhe hekurudha. Kryeministri theksoi se kompani me renome botërore janë huadhënës të këtij euro obligacion, e të cilat sipas tij asnjëherë më parë nuk janë paraqitur në Ballkan.
MERAL ISMAILI
