Maqedoni

Takimi i lidrëve, Mickoski këshillon Filipçen për pjesëmarrje

18.01.2026 15:39

Kryeministri Hristijan Mickoski këshillon kreun e LSDM-së Venko Filipçe...

Kryeministri Hristijan Mickoski këshillon kreun e LSDM-së Venko Filipçe që të jetë pjesë e takimit të liderëve, pasi kryesocialdemokrati deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme të jetë pjesë e tryezës për derisa nuk qartësohen shum skandale që kanë goditur shtetin.
 
Mickoski tha se takimi është i frytshëm gjë sipastij e kanë konfirmuar pjesëmarrësit e tjerë.
 
“Të gjithë ata që ishin të pranishëm në atë takim liderësh, pas takimit u deklaruan duke theksuar qartë konstruktivitetin e së njëjtës dhe se në atë takim liderësh ka qarkulluar cilësi, propozime dhe mendime. Mua si organizator dhe kreytar i qeverisë kjo më paraqet kënaqësi. Fakti që LSDM vendosi që të vetëpërjashtohet, supozoj se është vendim i udhëheqësisë së re të LSDM – së. Nëse muamë pyetni për këshillë, un do t’ua këshilloja këtë, por ky është vendim i tyre”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Nëse E Majta po merr hapësirën qëndrore opozitare me tërheqjen e LSDM-së, Mickoski thotë se praktika politike nuk njeh hapësira boshe. Sipas tij, nëse një subjekt tërhiqet, tjetri zë vendin pa marr parasysh se cila parti do të ishte kjo.
 
LSDM kritikon politikat e Mickoskit
 
Por nga LSDM nuk kanë hezituar të kritikojnë Mickoskin për politikat e tij, sipas tyre diskriminuese.
 
“Në dy vitet e fundit me qeverinë e Mickoskit, Maqedonia është sërish drejt rrugës së izolimit dhe largimit nga partnerët strategjik, bie standardi i qytetarëve, po partizohen institucionet, krimi dhe korrupsioni sërish po lulëzojnë”, thonë nga LSDM.
 
Sipas LSDM-së qeveria është në deficit financiar pasi nuk ka para për paga më të larta si dhe rritje të minimales.
 
MERAL ISMAILI