Hahn filloi takimet me liderët maqedonas, pasdite takimet me Ahmetin dhe Thaçin
02.06.2015 12:14
Eurokomisioneri Johanes Hahn ka filluar tashmë takimet e liderët maqedonas Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Gruevski në takim është i shoqëruar nga Martin Protugjer, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki. Derisa kreu i LSDM-së Zoran Zaev në takim shoqërohet nga Radmilla Sheqerinska dhe Petre Shilegov.
Hahn do të takohet pasdite ndaras edhe me kreun e BDI-së Ai Ajhmeti. Takimi me liderin e integristëve ëhstë paralajmëruar për në orën 15:00 në rezidencën e BE-së në Shkup. Hahn takohet sot edhe me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi
Pas dëgjimit ndaras të të gjitha kërkesave të partive më të mëdha politike, pritet që reth orës 16:00 të mbahet edhe takimi I liderëve në të cilin mund të marrë pjesë edhe eurokomisioneri Hahn.
