Maqedoni
Spërkatje kundër mushkonjave në Kumanovë
02.06.2015 12:17
Komuna e Kumanovës i informon qytetarët se nesër në rajonin e qytetit në orët e hershme të mëngjesit...

Komuna e Kumanovës i informon qytetarët se nesër në rajonin e qytetit në orët e hershme të mëngjesit do të kryejë spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave për vitin aktual.
Nga komuna apelojnë deri te bletarët që të ndërmarrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve. Në rast se nuk spërkatet me aeroplan për shkak të kushteve jo të volitshme të motit, dezinfektimi kundër mushkonjave do të shtyhet për ditën e ardhshme në kohën e njëjtë.
Për vitin aktual, komuna e Kumanovës planifikon të kryejë tre spërkatje ajrore kundër mushkonjave, për çka ndan 1.299.000 denarë. Vitin e kaluar komuna ka zbatuar katër spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave./mia
