Futboll

Ronaldo golashënuesi më i mirë në botë

02.06.2015 12:20

Tashmë kur kampionatet kombëtare kanë mbyllur edicionin, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të dytë më radhë ‘Këpucën e Artë’...

Tashmë kur kampionatet kombëtare kanë mbyllur edicionin, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të dytë më radhë ‘Këpucën e Artë’, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në botë.

Ronaldo këtë edicion ka shënuar 48 gola në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër në Evropë, duke lënë mbrapa yllin e Barcelonës Lionel Messi me 43 gola.

Në vendin e tretë është Aguero me26 gola, i ndjekur nga Neymar, Luca Toni, Icardi dhe Griezmann me nga 22.

Ndryshe, kjo është hera e dytë radhazi që Ronaldo e fiton këtë çmim, dhe për herë të katërt në përgjithësi, pasi e ka fituar edhe në vitet 2008 e 2011.