Maqedoni

PPNKOK: U hap procedurë kundër gjyqtarit të Apelit, Ristov

19.01.2026 14:41

Nga PPNKOK akoma nuk informojnë për opinionin se nëse gjykatësi i dyshuar është privuar nga liria...

Një ditë pas hapjes së procedurës ndaj gjykatësit nga gjykata e Apelit, Gjoko Ristov, për përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pronës, gjegjësisht 350 mijë eurove në mur të shtëpisë në Negotinë, nga Prokuroria për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit akoma nuk informojnë për opinionin se nëse gjykatësi i dyshuar është privuar nga liria dhe nëse do të kërkohen masa për sigurimin e të dyshuarit. Nëse Prokuroria kërkon një masë paraburgimi, Këshilli Gjyqësor do të duhet të mblidhet, sepse vetëm ai mund t'i heqë imunitetin. Për një  vendim të tillë do të nevojiten shtatë nga 13 vota, sepse nga 15 anëtarë  sa numëron  Këshilli, vetëm 13 kanë të drejtë vote.
 
"Prokurori Publik po vazhdon me veprimet, ndërsa duke i vlerësuar të gjitha rrethanat do të vendosë sa i përket masës për të siguruar praninë e të dyshuarit, për të cilat publiku do të informohet me kohë.”, thonë  nga Prokuroria.
 
Sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, procedura për heqjen e imunitetit kryhet brenda 24 orëve nga kërkesa e paraqitur për një vepër penale për të cilën parashikohet dënim maksimal me burg prej 5 vjetësh. Nga Prokuroria theksojnë se bëhet fjalë vazhdim të hetimit nga 14 dhjetori në të cilin një ish-prokuror shtetëror dhe avokat, Fehmi Stafa, dyshohej se kishte marrë një ryshfet prej 50 mijë eurosh që e mori nga motra e Ljupço Pecovit për rastin "Zinxhir", me qëllim që të ndikonte te Gjykata e Apelit që ai mos të shkojë në burg, pas të cilit Pecovi u dorëzua dhe u vu në arrest shtëpiak. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për hetimin më të gjerë, për shkak të dyshimit për korrupsion të nivelit të lartë.
 
FLORIJE KAMBERI