Futboll

Zyrtare: Alba – Barcelona, deri më 2020

02.06.2015 12:25

Mbrojtësi i majtë Jordi Alba, ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2020...

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Jordi Alba për vazhdimin e kontratës së tij deri më 30 qershor të vitit 2020.
 
Reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar marrëveshje të re trevjeçare me gjigantin katalan.
 
Me kontratën e re, Alba do ta ketë dëmshpërblimin me vlerë prej 150 milionë euro.
 
Kontrata e re e mbrojtësit do të nënshkruhet në ditët e ardhshme në qendrën Hospitalet.