Futboll

Hamburgu mbetet në Bundesligë

02.06.2015 12:28

Hamburgu mbetet skuadra e vetme në Gjermani që nuk do të luaj në një rang më poshtë se Bundesliga...

Skuadra e njohur, ka arritur ta fitojë ndeshjen e dytë të Play Off në udhëtim te Karlsruher, me rezultat 1:2, për të siguruar mbijetesën në Bundesligë, pas një sezoni aspak të mirë.

Ndeshja e parë në Hamburg, kishte përfunduar 1:1. Karlsruher ishte shumë afër Bundesligës, kur shënoi për epërsinë në këtë ndeshje në minutën e 78’, me anë të Reinhold Yabo.

Dhe kur festa kishte filluar në stadiumin e vendasve, ishte Marcelo Diaz që nga gjuajta e lirë, barazoi në 1:1, në minutën e 92’. Fituesi i takimit, u përcaktua në shtesën dy herë nga 15 minuta.

Nicolai Mueller, shënoi për fitoren e Hamburgut, në minutën 115, për të siguruar mbijetesën skuadrës ku paraqitet edhe Valon Behrami.