Maqedoni

Parashikimi i motit

20.01.2026 09:04

Paradite me diell, pasdite reshje të herëpashershme bore...

Paradite moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës priten reshje të herëpashershme, kryesisht bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të jetë -6°C, ndërsa ajo ditore 6°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor.