Maqedoni
Trafiku po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata
20.01.2026 09:23
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme...

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugje lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
