Botë
Danimarka dërgon trupa shtesë në Grenlandë
20.01.2026 11:43
Danimarka ka dërguar trupa shtesë në Grenlandë, në mes të rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara...

Danimarka ka dërguar trupa shtesë në Grenlandë, në mes të rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Tramp nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së kontrollit të territorit arktik.
Sipas mediave daneze, rreth 58 ushtarë mbërritën në Grenlandë të hënën, duke iu bashkuar forcave të dislokuara më herët në kuadër të stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Operation Arctic Endurance. Dislokimi u bë pak orë pasi Trampi refuzoi të komentojë nëse ShBA-ja mund të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin. Kopenhaga ka theksuar se Grenlanda nuk është në shitje, duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë do të rrezikonte seriozisht aleancën e NATO-s.
Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, zhvilloi bisedime me zyrtarë danezë dhe grenlandezë për forcimin e sigurisë në Arktik. Kriza ka shtuar shqetësimet edhe në Bashkimin Evropian, pas kërcënimeve të Trampit për tarifa tregtare ndaj Danimarkës, ndërsa një sondazh tregon se shumica dërrmuese e banorëve të Grenlandës kundërshtojnë bashkimin me ShBA-në.
