Maqedoni

Vidhen 16.500 euro dhe stoli ari nga dy banesa në Shkup

02.06.2015 13:00

Në dy banesa në Shkup dje janë kryer vjedhje, me ç'rast janë marrë gjithsej 16.500 euro...

Siç kumtoi MPB-ja, dje nga ora 07:45 deri në orën 16:20 në Shkup në bul."Jane Sandanski" një kryerës i panjohur me përdorim të veglës adekuate ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e shkupjanit Z.P.(55), me ç'rast ka marrë 12.500  euro, shpatë turke dhe stoli ari. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e kryerësit.
 
Një kryerës  i panjohur dje në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 23:30 në rr."Mile Popo Jordanov" në Shkup me përdorim të forcës fizike ka kryer vjedhje në banesën e shkupjanit S.J.(46), me ç'rast ka marrë 4.000 euro dhe stoli ari. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e kryerësit./mia