Këshilli i Prokurorëve, Besir Aliu u zgjodh prokuror i PThP-së në Tetovë, Anel Fidoski në krye të PThP-së në Shkup
Këshilli i Prokurorëve Publikë...

Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi Besir Aliun për shef të Prokurorisë Themelore në Tetovë, ndërsa Anel Fidoskin kryetar të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.
Aliu ka ushtruar këtë funksion edhe gjatë mandatit të kaluar, duke u zgjedhur për herë të parë në vitin 2020 nga Këshilli i Prokurorëve. Ai ka përvojë të gjerë në sistemin e drejtësisë, duke qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë.
Ndërkaq, Anel Fidoski mori mbështetjen e shtatë anëtarëve të Këshillit, dy ishin kundër dhe dy të përmbajtur, ndërsa kreu i mëparshëm, Gavril Bubevski, i cili kandidonte për një mandat të ri, fitoi pesë vota.
Fidovski sjell në portofolin e tij të Prokurorisë raste të profilit të lartë, përfshirë vrasjen e Nikola Sazdovskit, një anëtar i grupit të tifozëve "Komitët", si dhe rastin "Pjesët e Tankeve", të zhvilluar kundër ish-kryeministrit Vlado Buçkovski, i cili përfundoi me vjetërsim.
Për këtë pozicion aplikuan pesë kandidatë. Përveç Fidoskit dhe Bubevskit, kandidatë ishin edhe Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova. Ndryshe, në të njëjtën seancë, me 10 vota “për”, Besir Aliu u zgjodh prokuror i Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
