Maqedonia kërkon mrekullinë për kalim në fazën tjetër
Në Kampionatin Evropian të hendbollit po zhvillohet xhiroja e tretë dhe e fundit e fazës grupore, ku do të përcaktohen përfaqësueset që sigurojnë kualifikim në fazën tjetër. Ndeshjet e sotme janë vendimtare për renditjen përfundimtare në grupe. Maqedonia sonte, nga ora 18:00, përballet me Rumaninë, me shpresë dhe atmosferë pozitive për të kërkuar fitoren e parë në këtë turne...

Franca e mbylli në mënyrë perfekte fazën e grupeve, duke marrë vendin e parë në Oslo pas fitores ndaj Norvegjisë me rezultatin 38-34. “Trekolorët” dominuan ndeshjen dhe siguruan dy pikë të rëndësishme për fazën tjetër. Ndërkohe, në Herning, Gjermania triumfoi ndaj Spanjës me 34-32 dhe e mbylli grupin në vendin e parë. Spanja përfundoi e dyta, ndërsa Austria dhe Serbia u eliminuan.
Ne grupin E, Suedia dhe Kroacia kane siguruar kalimin në fazën tjetër, edhe pse të dyja do të përballen në xhiron e tretë të fazës së grupeve.
Kalkulime dhe shumë statistika në grupin B, që është pjesë edhe Maqedonia e Veriut, aktualisht ka 1 pike, pozicionohet e 3-ta.
Sonte në orën 18:00 përfaqësuesja do të përballet me Rumaninë, për të kërkuar fitoren e parë në këtë kampionat. Tashmë dihet çfarë i nevojitet Maqedonisë për kualifikim në Top 12.
Kushti i parë është fitorja ndaj Rumanisë, mundësisht me diferencë të madhe, ndërsa më pas nevojitet edhe një fitore bindëse e Danimarkës ndaj Portugalisë.
Nëse Maqedonia dhe Portugalia e mbyllin fazën me nga tre pikë, vendimtare do të jetë diferenca e përgjithshme e golave.
Portugalia aktualisht është në +6, ndërsa Maqedonia në -12, qe do të thotë se duhet të kompensohet një diferencë prej 18 golash përmes një fitoreje bindëse të Maqedonisë dhe një humbjeje të thellë të Portugalisë.
