Botë

India vazhdon “të vuajë” nga i nxehti ekstrem

02.06.2015 13:15

Si pasojë e temperaturave të larta në Indi, kanë humbur jetën të paktën 2,330 persona...

Në disa qytete indiane temperaturat janë regjistruar deri në 48 gradë celsius, kanë deklaruar zyrtarët.
 
Në qytetin Andhra Pradesh, gjatë 24 orëve të fundit thuhet se 42 njerëz vdiqën dhe numri i të vdekurve në ketë vend ka shkuar në 1,719, ka thënë një zyrtar për menaxhimin e katastrofave.
 
Në Telangana kanë vdekur të paktën 585 njerëz, ndërsa në Orisa janë regjistruar 26 vdekje. 
 
Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të bien në disa zona në ditët e ardhshme.