Botë
Nga viti 2001 në Afganistan jetën e kanë humbur 100.000 civilë
02.06.2015 13:50
Në konfliktin në Afganistan nga viti 2001, kur filloi intervenimi ndërkombëtar me të cilin u rrëzua regjimi taleban...

Në konfliktin në Afganistan nga viti 2001, kur filloi intervenimi ndërkombëtar me të cilin u rrëzua regjimi taleban, jetën e kanë humbur pothuajse 100.000 civilë, ndërsa po aq janë plagosur, thuhet në studimin e Institutit për studime ndërkombëtare të Universitetit "Braun".
Në studimin nën titullin "Çmimi i luftës" thuhet se bëhet fjalë për numrin e viktimave, të lënduarve dhe të shpërngulurve në Afganistan nga viti 2001, e deri vitin e kaluar, kur forcat ndërkombëtare e braktisën vendin. Numri i civilëve dhe ushtarëve të vdekur nga të dy vendet është pothuajse 149.000, ndërsa 162.000 janë plagosur, thuhet në studim.
Duke konstatuar se numri i të vdekurve dhe të plagosurve është rritur në disa vitet e fundit, autorja e raportit Neta Kraford, shton se lufta në Afganistan "bëhet gjithnjë e më e keqe".
Kombet e Bashkuara theksojnë se numri i viktimave civile është rritur për 16 për qind në katër muajt e parë në vitin 2015, kur jetën e kanë humbur 974 persona./mia
