Maqedoni
Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në disa akse rrugore në vend
21.01.2026 09:03
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa...

Është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në qafat malore: Pletvar, Gjavato, Presekë, Mavrovë–Dibër–Strugë dhe në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa, njofton LAMM.
Që nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të vlejë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugje lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
