Maqedoni

Sot vendimi për rastin “Geriatria”

21.01.2026 09:52

Në Gjykatën Themelore Penale sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin “Geriatria”...

Në Gjykatën Themelore Penale sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin “Geriatria”, në të cilin Muhsin Arifi – ish-drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë, akuzohen për marrje ryshfeti dhe shpërblim për ndikim të kundërligjshëm.
 
Sipas aktakuzës, Arifi, si drejtor i ISHP Spital i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, ka kërkuar përfitim pasuror prej 20.000 eurosh për të mundësuar pranimin e një pacienteje në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili më herët e njihte dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë dhe e ka pranuar shumën e parave, me ç’rast është kapur në flagrancë nga policia.
 
Të akuzuarit në fillim të gjykimit janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë.