Botë
Von der Lejen: Evropa do të veprojë, nëse është e nevojshme
21.01.2026 12:12
Von der Lejen thotë se ka pasur një ndryshim në rendin ndërkombëtar që “nuk është vetëm sizmik, por është i përhershëm”...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, thotë se ka pasur një ndryshim në rendin ndërkombëtar që “nuk është vetëm sizmik, por është i përhershëm”. Von der Lejen ka shtuar se është “e domosdoshme” që Evropa të “përshpejtojë përpjekjet tona për pavarësi” dhe të marrë “leva të reja pushteti”.
Duke iu referuar tensioneve në rritje me Trampin lidhur me përpjekjen e tij për të blerë Grenlandën, ajo ka thënë se “kërcënimi i tarifave shtesë për arsye sigurie është thjesht i gabuar”. Von der Lejen ka deklaruar se udhëheqësit e Evropës do të takohen të enjten për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj tarifave me të cilat ka kërcënuar presidenti Tramp.
“Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë nëse është e nevojshme me unitet, urgjencë dhe vendosmëri”, ka thënë ajo. Presidenti amerikan, Donald Tramp, do të mbajë të mërkurën një fjalim para liderëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës dhe çështja e Grenlandës pritet të jetë tema kryesore.
