Maqedoni
Përplasje politike, Filipçe: Qeveria bën defokus me afera të sajuara
21.01.2026 15:15
Në vend të zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, Qeveria po bën defokus me afera të sajuara...

Në vend të zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, Qeveria po bën defokus me afera të sajuara, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, ndërsa pas shpinës së qytetarëve realizohen tenderë kriminalë, në publik plasohen akuza të rreme dhe linçim ndaj opozitës.
“Kjo nuk është politikë, por defokus. Defokus nga gjendja katastrofale në vend, nga realiteti dhe problemet, dhe ky është qëllimi parësor i koalicionit të tenderëve VMRO-“E di”. Do të shpallin një tjetër trillim, përveç ndërtesës 42-katëshe në Dubai, ndonjë udhëtim në Dubai përmes Venedikut. Ndërkohë, në prapavijë kalon Ligji për të huajt, si hyrje drejt sjelljes së migrantëve, përkatësisht “punëtorëve ekonomikë”.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
VMRO: Filipçe mbulon dështimet me akuza të rreme
Nga VMRO-DPMNE reagojnë ndaj konferencës së Filipçes, duke thënë se LSDM vazhdon të prodhojë afera të sajuara për të mbuluar dështimet e veta dhe mungesën e mbështetjes nga qytetarëve, ndërkohë që vazhdojnë me akuza. Zaevi dhe Filipçe, sipas VMRO-DPMNE-së i kishin ofruar ndihmë për procedurë gjyqësore dr. Zhan Mitrevit, në këmbim të spitalit të tij.
“Pasi u ngrinë llogaritë personale të dr. Zhan Mitrevit, si dhe llogaria e spitalit me të njëjtin emër, atij iu pamundësua shitja e aksioneve të spitalit gjatë kohëzgjatjes së procedurës gjyqësore. Duke shfrytëzuar fuqinë e tyre politike si pushtet në shtet, ata ndërhynë që të hiqej ndalimi për shitjen e aksioneve të spitalit dhe i propozuan dr. Zhan Mitrevit t’ua shiste spitalin me çmim qesharak, ndërsa ata ta ndihmonin në procedurën gjyqësore.”, - u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE bëjnë thirrje që Prokuroria Publike të hetojë deklaratat e Zhan Mitrevit.
ERSAN PAJAZITI
