Zhan-Klod Junker: Britanikët nuk do të votojnë për largim nga BE-ja

02.06.2015 14:13

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker deklaroi se britanikët nuk do të votojnë për largim nga BE-ja, si dhe se kryeministri britanik, Dejvid Kameron do ta shfrytëzojë referendumin e planifikuar për lidhje të përhershme të vendit me Unionin...

Në intervistën për gazetën gjermane "Zidojçe Cajtung", Junker nuk flet për përmbajtjen e bisedës së tij nga java e kaluar me kryeminsitrin Kameron në rezidencën në Çekers në afërsi të Londrës, duke mos zbuluar se cilat janë kërkesat e Britnaisë së Madhe ndaj BE-së, kur bëhet fjalë për "reformë më të hollësishme" të Unionit.

Lista e këkesave britanike mbetet e panjohur edhe për opinionin venor, përveç zbardhjes së "linjës ë kuqe" të Qeverisë në Londër për vënie të kufizimit ndaj valës së emigrantëve nga vendet e BE-së, si dhe bllokimin e qasjes së tyre drejt benefiteve sociale britanike, në katër vitet e para të jetës he punës së tyre në Britani të Madhe.

Junker beson se largimi nga BE-ja nuk është ajo që e dëshirojnë britanikët, ndërkaq që ky nuk është qëllim as i kryeminsitrit Kameron, edhe pse ai menjëherë pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, porositi se tani ka mandat nga votuesit për negociata të reja rreth ardhmërisë së Britnaisë së Madhe në BE, duke cekur se britnaikët nuk pranojnë mbajtjen e status-kuo-së së tanishme në raportet me Brukselin.

Junker në intrevistën për gazetën e Munihut, nga ana e tij, vëren se ashtu siç duhet të respektohet vendimi i votuesve (në Britani të Madhe), duhet të respektohen edhe intersat e përgjithshme, si dhe ndjenjat dhe pozicionet e 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Porosinë e këtillë, përveç Londrës, Junker ia dërgoi edhe qeverisë në Athinë dhe kryeminsitrit të saj Alekis Cipras, pas shkrimit të tij "luftarak" në gazetën parisiene "Mond" dhe nevojat e grekëve për t'i respektuar ndjenjat edhe të vendeve të tjera të eurozonës.

Intervista e Junkerit për "Zidojçe Cajtung" është bërë para takimit të tij të mbrëmshëm në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Fransoa Oland.

Temë kryesore e bisedës ishte Greqia dhe vazhdimi i krizës m borxht e saj, që u përforcua pas vendimit të votuesve grekë për t'ia dhënë mandatin kryeminsitrit Cipras dhe partisë së tij majtiste SYRIZA, e ila premtoi negociata të reja me kreditorët dhe ristrukturim të borxheve, me moratorium në pagesë.

Analistët në Londër besojnë se krahas borxheve greke, tre politikanët kryesorë evropianë kanë folur edhe për kërkesat britanike për reformim të BE-së, sipas planit britanik, dhe për referendumin e paralajmëruar, posaçërisht që Kameron paraprakisht u takua me të gjithë tre politikanët.

Kryeministri britanik, pranoi më vonë, se ka mbetur i kënaqur nga bisedimet me Merkelin, por se nga Oland dhe nga kryeminsitrja polake Eva Kopaç mori "më pak përgjigje pozitive".