Presidenti amerikan Tramp ftoi Osmanin, që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

21.01.2026 16:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është ftuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja Osmani, duke publikuar edhe ftesën nga presidenti amerikan.

"Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Tramp për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me ShBA-në në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Tramp nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati.", thekson presidentja e Kosovës.

Ftesë nga presidenti amerikan Tramp, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (Gyltene Sinani, TVM2)