Botë
Afrikë e Jugut, turistja amerikane vritet nga luanesha
02.06.2015 14:28
Një turiste humbi jetën nga sulmi i një luaneshe, në një park natyror të Afrikës së Jugut...

Shtetasja amerikane kishte lënë hapur dritaren e makinës dhe kafsha kapërceu pikërisht aty, duke e kafshuar për vdekje.
Rregullat e parkut ua ndalojnë vizitorëve shëtitjet nëpër vendet e rrethuara të luanëve me xhamat e automjetit të ulur.
Gruaja i kishte bërë fotografi luaneshës disa çaste përpara sulmit vdekjeprurës dhe këto foto po ekzaminohen nga policia si një provë që turistja nuk kishte respektuar rregullat e parkut.
