Maqedoni
Rasti i Klinikës së Geriatrisë, 4 vjet burg për ish-drejtorin e Geriatrisë
21.01.2026 16:13
Gjykata Penale shpalli fajtor dhe dënoi me katër vjet burg ish-drejtorin e Klinikës së Geriatrisë,...

Gjykata Penale shpalli fajtor dhe dënoi me katër vjet burg ish-drejtorin e Klinikës së Geriatrisë, Muhsin Arifin, për veprën penale marrje të ryshfetit, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Blerim Ameti, u dënua me një vit e dhjetë muaj burg. Gjykata vlerësoi si rrethana rënduese peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprës, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Arifi u akuzua se ka kërkuar ryshfet për shtrimin në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, ndonëse kjo ishte detyrë e tij zyrtare. Ameti u arrestua në flagrancë duke marrë 20 mijë euro, pjesë e shumës së destinuar për Arifin. Gatë procesit gjyqësor të dy të akuzuarit kanë mohuar fajësinë.
