Sigurimet shëndetësore, Andonovski promovon shërbime të reja elektronike
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski...

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, bëri të ditur se do të ketë shërbime të reja elektronike në fushën e sigurimeve shëndetësore.
Këto janë shërbime që thjeshtojnë drejtpërdrejt aksesin në dokumente të rëndësishme, zvogëlojnë barrën administrative për institucionet dhe qytetarët dhe eliminojnë pritjet e panevojshme dhe praninë fizike në sportele.
“Bëhet fjalë për shërbime që e thjeshtësojnë qasjen deri te dokumente të rëndësishme, ulin barrën administrative për institucionet dhe qytetarët dhe e ulin pritjen e panevojshme dhe praninë fizike në sportele. Për personat juridikë, për herë të parë do të jepet vërtetim për kontribute të paguara për sigurim shëndetësor, ndërsa për personat fizikë ka tre shërbime elektronike: vërtetim për sigurim shëndetësor, vërtetim për sigurim dhe kontribute të paguara dhe vërtetim për pagesën e rrogës gjatë ndërprerjes së përkohshme të punës. Këto shërbime janë vetëm fillimi i transformimit digjital në këtë sektor.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
