QMK: Vijon pastrimi i disa rrugëve

22.01.2026 13:20

Qendra për Menaxhimin e Krizave...

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka publikuar një raport të detajuar mbi situatën në terren pas reshjeve të fundit të borës në vend. Sipas informacionit, disa rajone po përballen me probleme me trafikun dhe furnizimin me energji elektrike.

Në komunën e Kërçovës ka rrugë për në fshatrat malore që ende po pastrohen dhe pritet që ato të pastrohen plotësisht gjatë ditës së sotme.

Në komunën e Krushevës, në rrugën rajonale Krushevë – Pusta Reka ndërhyrjet do të kryhen në orët e mëngjesit. Rruga është e kalueshme për automjete fuoristradë dhe automjete me pajisje dimërore përkatëse.

Në komunën e Demir Hisarit, për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, përdoruesit në fshatin Ilino janë pa energji elektrike. Ekipet e EVN-së janë në terren dhe punojnë për eliminimin e defektit.

Në komunën e Rankovcës, gjatë punës së sotme, do të punohet në pastrimin e rrugëve për në fshatrat German dhe Ogut.

Ndërkohë në Shkup NTP raporton se një numër i vogël autobusësh nga linjat periferike nuk po operojnë për në destinacionet e tyre përfundimtare. Këta janë autobusët me numrat: 11, 64, 74, 80 dhe 81.