Stuhia kaploi Greqinë, përmbytje në Athinë
Stuhia ka përfshirë Greqinë....

Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithashtu raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike. Probleme janë raportuar edhe në bregdet.
Rrugët e Ano Glyfadas u kthyen në lumenj pas një shiu të rrëmbyeshëm, duke krijuar momente të frikshme dhe të rrezikshme. Një grua u shpëtua në minutën e fundit nga dy burra që rrezikuan jetën për ta nxjerrë nga ujërat e rrëmbyeshëm. Moti i keq shkaktoi përmbytje të mëdha në rrugë.
Makina, koshat e plehrave dhe objekte të tjera u morën nga uji, duke krijuar situata të rrezikshme për këmbësorët dhe shoferët.
Imazhet tregojnë makina që rrëshqasin dhe godasin objekte të tjera nga rrjedha e ujit.
Autoritetet paralajmërojnë banorët që të shmangin lëvizjet në zona të përmbytura dhe të jenë shumë të kujdesshëm gjatë motit të keq.
