Botë
Rama dhe Berisha: Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e Bordit të Paqes
22.01.2026 16:37
Megjithëse Shqipëria nuk e firmosi sot pjesëmarrjen në Bordin e Paqes...

Megjithëse Shqipëria nuk e firmosi sot pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, pjesë e këtij bordi do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në seancën e sotme kuvendore, edhe pushteti edhe opozita në Shqipëri u shprehën për ratifikimin e marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Ndërkohë presidenti Bajram Begaj, ka autorizuar kryeministrin Edi Rama për të nënshkruar marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.
