Mickoski nga Davosi: Po forcojmë infrastrukturën energjetike
Maqedonia po i forcon linjat e transmetimit të energjisë elektrike...

Maqedonia po i forcon linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe të gazit, në kontekst të inteligjencës artificiale. Po ndërtohet një interkonektor gazi me Greqinë, ndërsa po fillojmë ndërtimin e një konektori të gazit, që do ta lidhë vendin me Serbinë.
Këtë e ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në panelin në Davos të Zvicrës, duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara, të cilat kishin të bënin me inteligjencën artificiale dhe qendrat e nevojshme të gazit, si dhe me atë se çfarë po bën vendi për të tërhequr investime të huaja direkte krahasuar me Kroacinë dhe Slloveninë.
“Do ta rrisim kapacitetin e gazit deri në tetë miliardë metra kub në vit. Deri tani konsumojmë gjysmë miliardi metra kub në vit, që do të thotë se do të ndërtohen mijëra e mijëra megavat kapacitet i instaluar në termocentrale me gaz, për të furnizuar qendra të reja të të dhënave me energji elektrike. Kjo është një shtyllë e një shembulli dhe si Qeveri e pranojmë të gjithë rrezikun institucional. Kjo është diçka që mund t’ua ofrojmë investitorëve si nxitje. Tani po zhvillojmë tre projekte të mëdha në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet. Po flasim për projekte me vlerë 2 miliardë euro.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Sipas kryeministrit, këto projekte janë shumë të rëndësishme për vendin, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por këto tre projekte janë gjithashtu strategjikisht të rëndësishme për tërë rajonin. (Gyltene Sinani, TVM2)
