Maqedoni
Pushteti gjyqësor, Fillkov: Rasti i fundit, dobësi sistematike
23.01.2026 15:34
Rasti me gjykatësin e Apelit, tek të cili u gjetën 350 mijë euro...

Rasti me gjykatësin e Apelit, tek të cili u gjetën 350 mijë euro, nuk është vetëm skandal individual, por dobësi e thellë sistematike. Kështu vlerëson ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, sipas të cilit gjendja në gjyqësor për një kohë të gjatë nuk i jep rezultatet që qytetarët me të drejtë i presin nga institucionet.
Periudhën e kaluar publiku ishte dëshmitar për një ngjarje që në mënyrë plotësuese rriti shqetësimin për integritetin përgjegjësinë dhe funksionimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe kjo dukuri, sipas Fillkovit, nuk guxon të relativizohen e as të injorohen, kur lëndë për korrupsion të lartë me vite rrinë pa zgjidhje dhe kur dyshime të qarta nuk marrin përgjigje institucionale. Sa i përket Prokurorisë, tha se është joefikase me kapacitet të kufizuar dhe jo mjaftueshëm e vendosur në ballafaqimin e formave më të rënda të krimit.
“Rasti me gjykatësin e Apelit, ku u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur, nuk është vetëm skandal, por simbol i dobësisë së thellë sistematike, simbol i kulturës së pandëshkueshmërisë, heshtje dhe mbrojtje reciproke, që në afat të gjatë po ulë besimin në sistemin gjyqësor. Ky rast në mënyrë plotësuese po e prish besimin për gjyqësorin në tërësi dhe po e sjell në dyshim funksionimin e gjykatësit që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë dhe jo të jetë i privilegjuar.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Theksoi se raportet hulumtuese flasin se 79% e qytetarëve vlerësojnë se gjykatësit janë të përfshirë në korrupsion, ndërsa 74.6 % e tyre e besojnë këtë edhe për prokurorët. Fillkovi rikujton për mungesën serioze të kuadrit gjyqësor dhe administrativ dhe nevojën urgjente për punësime të reja dhe ndryshime në regjistrimet në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.
“Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, mungesa e shërbimeve gjyqësore dhe të Prokurorisë, si dhe mundësitë e kufizuara për plotësimin e këtyre vendeve në mënyrë direkte ndikojnë në procedurë si mbi cilësinë e ndikimit dhe realizimit të njërës nga të drejtat themelore, të drejtën e gjykimit në afat të arsyeshëm. Jemi të vetëdijshëm se pa reforma thelbësore dhe mirë të orientuara dukuri të tilla do të vazhdojnë të përsëriten. Mbushja e vendeve të gjykatësve është rreth 67%, ndërsa e shërbimit gjyqësor vetëm 36%.”, - theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Pjesë e reformave janë edhe Ligjet për shërbimet gjyqësore dhe të Prokurorisë, si dhe Ligjet për paga në gjyqësor. Është përgatitur edhe Ligji për Prokurorinë Publike, Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë, që janë në procedurë qeveritare dhe Kodi i ri Penal dhe Ligji për Procedurë Penale që është në fazë përfundimtare.
FLORIJE KAMBERI
