Maqedoni
Aliu: OEMVP edhe këtë vit mbetet në qëndrimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro
23.01.2026 19:01
Kështu që ne do të mbetemi edhe më tutje në qëndrimet tona...

Kështu që ne do të mbetemi edhe më tutje në qëndrimet tona për rritjen e pagës minimale në Odën Ekonomike, për arsye se shohim që çmimet kanë shkuar lart dhe janë rritur në mënyrë enorme. Kjo rritje e çmimeve nuk korrespondon me rritjen e të ardhurave personale, as me rritjen e pagës minimale.
Edhe këtë vit do të mbetemi në qëndrimin që paga minimale të rritet në 500 euro, por kemi një kusht: besojmë se, së bashku me partnerët qeveritarë, e kemi përmendur se kjo mund të ketë sukses dhe të mos i dëmtojë sektorët që mund të preken, nëse kontributet nuk rriten në mënyrë progresive - deklaroi Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.
