Maqedoni

Vendet e rajonit po e tejkalojnë Maqedoninë me paga, Aliu: Punëtori nuk mendon dy herë kur gjen kushte më të mira

23.01.2026 19:24

Është shumë e rëndësishme të përcillet mënyra e funksionimit të ekonomive përreth nesh...

Është shumë e rëndësishme të përcillet mënyra e funksionimit të ekonomive përreth nesh, sepse ekziston një rrezik real punëtori sot nuk mendon dy herë dhe nuk ka dilema.

Në momentin që gjen kushte më të mira, ai nuk pyet askënd, as familjen e vet, e lëre më kompaninë ku punon. Për këtë arsye, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përcjelljen e trendit të rritjes së pagës minimale, por edhe të të ardhurave personale në rajon.

Në të kundërtën, edhe ata pak punëtorë që na kanë mbetur mund të marrin vendim dhe të largohen drejt tregjeve të fuqisë punëtore ku pagat janë më të larta - u shpreh Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.