Maqedoni
Aliu: Autostrada Shkup–Bllacë, e rëndësishme për lidhjet tregtare me Kosovën dhe lëvizjen e qytetarëve
23.01.2026 19:46
“Drejtpërdrejt, ekonomia dhe buxheti i Maqedonisë përfitojnë kur kemi të bëjmë me një shtet si Kosova...

“Drejtpërdrejt, ekonomia dhe buxheti i Maqedonisë përfitojnë kur kemi të bëjmë me një shtet si Kosova, e cila është tregu ynë më i mirë dhe më i afërt. Pikërisht për këtë arsye, rrugët dhe infrastruktura nuk janë në nivelin e duhur për të rritur eksportin e Maqedonisë drejt Kosovës, por njëkohësisht edhe importin. Importi është po aq i rëndësishëm, sepse siguron balancë dhe konkurrencë në tregun tonë, duke parandaluar rritjen e përditshme të çmimeve dhe duke krijuar një raport të shëndoshë mes ofertës dhe kërkesës.” u shpreh Nuhi Aliu, kryetar i OEMVP-së, në Biznes Plus.
